Dzihat Aliju
13 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
DIBËR (AA) – U hap solemnisht shkolla e fshatit Dëlgash, e cila gjendet në Komunën e Qendrës Zhupa, e rindërtuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në hapjen solemne morën pjesë zëvendëskryetari i TIKA-s, Ali Maskan, kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Luta, kryetari i Komunës së Qendra Zhupës, Arijan Ibrahim, koordinatori i TIKA-s në Shkup, Teoman Tiryaki, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të mediave, banorë të zonës dhe të ftuar të tjerë.
Hapja solemne nisi me shfaqjet e nxënësve të shkollës Nexhati Zekerija, ku lexuan vjersha dhe kënduan këngë.
Drejtori i shkollës Nexhati Zekerija – Dëlgash, Abdul Rexhep në fjalimin e tij duke dhënë informata në lidhje historinë e shkollës falënderoi TIKA-n dhe të gjithë ata që kanë mundësuar ti zhvillojnë mësimet në një ndërtesë moderne.
Kryetari i Komunës së Qendrës së Zhupës, Arijan Ibrahim në fjalimin e tij duke falënderuar Turqinë dhe TIKA-n për ndërtesën e dhuruar popullatës në këtë zonë tha se: “Zoti mos na lëntë pa Turqinë dhe TIKA-n. Nëse është Turqia e forte edhe ne këtu mund të jetojmë të sigurt. Mbështetja e tyre shpirtërore mjafton për ne”.
Zëvendëskryetari i TIKA-s, Ali Maskan në fjalimin e tij theksoi se për herë të pare e ka vizituar fshatin dhe se edhe ai është nomad, ashtu siç janë banorët e rajonit. Maskan i cili theksoi se stërgjyshërit e banorëve të këtij vendi janë vendosur me një qëllim në këtë vend para qindra viteve dhe se banorët nuk duhet ti braktisin trojet e tyre.
Maskan gjithashtu dëshiroi që ndërtesa e re të sjellë të mira dhe i dëshiroj suksese nxënësve të shkollës.
Gjatë programit rektori i Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Ismail Kocayusufoglu njoftoi se në vitin e ardhshëm akademik do të mundësojnë 5 nxënësve të rajonit mundësinë për studiuar me bursë në universitetin e tyre.
Pas fjalimeve u vizituan klasat e shkollës. Dëlgash është një fshat i cili gjendet në jugperëndim të Maqedonisë dhe është pjesë e komunës së Qendrës së Zhupës 16 km larg nga qendra. Në këtë fshat banojnë rreth 300 nomad turk. Shkolla është ndërtuar në vitin 1970, ndërsa rreth 25 nxënës mësojnë në gjuhën turke prej klasës së parë e deri në të pestën.