Şenhan Bolelli
30 Qershor 2016•Përditësim: 01 Korrik 2016
MADRID (AA) – Zonja e parë e SHBA-ve, Michelle Obama, gjendet për vizitë në Madrid për ta prezantuar projektin të cilin e ka iniciuar me emrin “Let Girls Learn” (Lërini vajzat të mësojnë), raporton Anadolu Agency (AA).
Michelle Obana projektin “Let Girls Learn” e kishte shfaqur në maj të vitit 2015, duke filluar kështu një nismë e cila ka për qëllim largimin e të gjitha barrierave ekonomike dhe shoqërore që pamundësojnë shkuarjen në shkollë për mbi 62 milionë vajza në botë.
Ajo fillimisht kishte vizituar Liberinë më 27 qershor dhe Marokun më 28 qershor në mënyrë që ta prezantojë projektin dhe të kërkojë mbështetje për të, ndërsa sot prezantimin e realizoi në qendrën arsimore Matadero në kryeqytetin spanjoll, Madrid. Ndërkaq, Michelle Obaman që ka ardhur së bashku me vajzat e saj Malia dhe Sacha po i shoqëron edhe Mbretëresha e Spanjës Letizia.
- Përkujtohen të vrarët në sulmin në Aeroportin Ataturk
Në fillim ta fjalimit të saj, Obama foli në lidhje me sulmin në Aeroportin Atatruk të Stambollit, duke thënë se “I gjithë solidariteti ynë është me familjet e personave që humbën jetën si pasojë e sulmit. Dhimbjet e tyre i ndiejmë edhe në zemrat tona dhe jemi shumë të pikëlluar. Edhe Mbretëresha Letizia, duke e dënuar sulmin, tha se solidarizohen me popullin e Turqisë."
Duke thënë se projekti “Let Girls Learn” është shumë i rëndësishëm, Obama u shpreh se “është e nevojshme që vajzat e vogla të shkojnë në shkollë në mënyrë që t’i realizojnë ëndrrat, të kontribuojnë për të ardhmen e familjeve dhe shteteve të tyre dhe t’i zhvillojnë kushtet shëndetësore dhe ekonomike në shtetet ku jetojnë.”
Obama vuri në pah se sipas shifrave të UNICEF-it, në vendet e Afrikës veriore dhe Lindjes së Mesme, një nga katër fëmijë nuk shkon në shkollë ose e ndërpret mësimin dhe shtoi se moslejimi i vijimit të procesit arsimor për më shumë se 62 milionë vajza lidhet me të ardhmen e shoqërive.