Figen Shaban
23 Dhjetor 2017•Përditësim: 23 Dhjetor 2017
PRISHTINË (AA) – Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur një mbledhje me 43 nënshkrimet e deputetëve të Kosovës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale e cila është anuluar në mungesë të kuorumit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryesia e Kuvendit ishte mbledhur dy herë gjatë mbrëmjes por nuk ka vazhduar në mungesë të përfaqësuesve të partive opozitare si Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista Serbe.
Pas miratimit të Buxhetit për vitin 2018 nga Kuvendi i Kosovës, ku kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kishte njoftuar se mbledhja mbahet me kërkesë të 43 deputetëve, të cilët kërkojnë që sonte të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shfuqizimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ditë më parë organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë dërguar rreth 15 mijë nënshkrime të peticionit përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.