Bekim Laci
10 Korrik 2017•Përditësim: 10 Korrik 2017
SHKUP (AA) - Ministria për Punë të Brendshme (MPB) e Republikës së Maqedonisë njofton se në shumë lokacione në vend është duke zbatuar një operacion që kanë për qëllim zbulimin dhe shpartallimin e grupeve kriminale dhe migrantëve ilegal, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç informon MPB, pjesëtarët e saj në bashkëpunim me njësitin për krim të organizuar që vepron në kuadër të Prokurorisë Publike, në kuadër të luftës kundër trafikimit të emigrantëve në territorin e Maqedonisë, për momentin është duke zbatuar një operacion gjithëpërfshirës në më shumë lokacione në vend që kanë për qëllim zbulimin dhe shpartallimin e grupeve kriminale dhe migrantëve ilegal.
MPB thotë se pas përfundimit të aktiviteteve operative, opinioni do të njoftohet për rezultatet e aksionit policor.