Stipe Mayiç
09 Nëntor 2016•Përditësim: 09 Nëntor 2016
ZAGREB (AA) - Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane Davor Ivo Stier është takuar me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Boris Johnson. Tema kryesore e bisedimeve ishte Brexit, por edhe gjendja në juglindje të Evropës dhe vazhdimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i Jashtëm britanik Boris Johnson po qëndron për vizitë pune në Kroaci në kuadër të turneut nëpër Evropë pas referendumit në të cilin u votua Brexit. Temë e bisedës së dy ministrave ishte ardhmëria e marrëdhënieve bilaterale kroato-britanike dhe ardhmëria e marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian (BE).