Admir Fazlagikj
09 Nëntor 2016•Përditësim: 10 Nëntor 2016
SHKUP (AA) - Pikërisht një vit më parë, më 9 nëntor 2015, u hap selia e Anadolu Agency (AA) në Shkup për publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe dhe maqedonase, datë kjo në të cilën njëkohësisht filloi me punë servisi i AA-së në gjuhën maqedonase.
Vitin e kaluar, servisi i AA-së në gjuhën shqipe dhe maqedonase ka publikuar lajme nga të gjitha anët e botës.
Nga qendra për publikimin e lajmeve të AA shqip dhe AA maqedonisht, gjatë vitit të kaluar janë publikuar më shumë se 24.910 lajme, mbi 13.000 albume fotografish dhe mbi 5.860 video.
Çdo ditë, nga zyra e AA-së në Shkup publikohen mbi 110 lajme, ndjekur me përmbajtje fotografish dhe videosh.
Në veçanti, servisi i AA-së në gjuhën shqipe dhe maqedonase ishin burim i lajmeve gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti, që më 15 korrik u ndërmor nga Organizata Terroriste FETO.
Agjencia e lajmeve Anadolu Agency (AA) ka një histori të gjatë prej mbi nëntë dekadash. Kjo agjenci në të gjitha gjuhër në ditë tejkalon 3000 publikime të lajmeve, fotove dhe videove.
AA e cila është duke përparuar drejt rrugës për t'u bërë një ndër agjencitë e lajmeve më efektive në botë, krahas gjuhës turke publikon lajme edhe në gjuhën angleze, arabe, BHS (boshnjake, serbe, kroate), ruse, kurde, frënge, perse, shqipe dhe maqedonase.
Qëllimi i AA-së është që deri në vitin 2020, i cili përkon me 100 vjetorin e themelimit të saj, të prodhojë lajme në 11 gjuhë të botës.