Admir Fazlagikj
05 Nëntor 2017•Përditësim: 05 Nëntor 2017
SHKUP (AA) – Sonte rreth mesnatës ka ndodhur një përplasje midis dy automjeteve në rrugën “Partizanska” në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).
Përplasja ka shkaktuar vonesë të përkohshme dhe bllokim të trafikut në rrugën kryesore të qytetit, ndërsa ekipet kompetente kanë dal në vendin e ngjarjes për të inspektuar rastin.
Deri më tani nuk është njoftur për persona të plagosur nga përplasja e dy automjeteve, mirëpo si pasojë e përplasjes mund të vërehen dëme të mëdha të automjeteve.
Më shumë informacione mbi përplasjen priten nga institucionet kompetente gjatë ditës.