Furkan Naci Top
20 Dhjetor 2016•Përditësim: 21 Dhjetor 2016
ATHINË (AA) – Tre trolejbusë në Athinë janë sjellë në gjendje të papërdorshme si pasojë e sulmit me koktej molotovi, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup personash në rrugën Patission në afërsi të lagjes Eksarhia kanë ndalur tre trelejbusë dhe pasi kanë zbritur udhëtarët brenda, në automjete kanë derdhur lëndë djegëse dhe kanë gjuajtur me koktej molotovi.
Pas zjarrit kanë ndërhyrë edhe ekipet zjarrfikëse, ndërsa 3 trolejbusët janë shkatërruar. Ndërkohë, policia ka marrë masa intensive të sigurisë në vend, ndërsa vendi i ngjarjes ka qenë i mbyllur për trafikun për një kohë.
Në lagjen Eksarhia shpeshherë ndodhin përplasje mes policisë dhe grupeve që e quajnë veten si “anarkistë kundër rendit”.