Almir Terzic
24 shkurt 2017•Përditësim: 24 shkurt 2017
SARAJEVË (AA) – Të hënën më 27 shkurt, në Vjenë do të mbahet konferenca e OSBE–së e nivelit të lartë, në të cilën do të diskutohet çështja e lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Qëllimi i kësaj konference e cila organizohet në bashkëpunim mes kreut të OSBE-së nga Austria dhe zyrës së përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias, është ofrimi i një platforme për këmbim të nismave dhe përvojave të mira në rajonin e Evropës Juglindore, që kanë të bëjnë me çështje të rëndësishme nga sfera e lirisë së mediave, me theks të veçantë te siguria e gazetarëve dhe etika në media.
Konferenca do të ofrojë udhëzime për hapat e ardhshëm në punën e OSBE-së, për të krijuar një sinergji të ekspertëve rajonalë, shoqërisë civile dhe të administratës shtetërore në fushën e lirisë së medias.
Në hapje të konferencës është paraparë që të pranishmëve tu drejtohen ministri austriak për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Sebastian Kurz dhe përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviç.