Furkan Naci Top
13 Dhjetor 2017•Përditësim: 13 Dhjetor 2017
ATHINË (AA) - Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias, lidhur me vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në vendin e tij tha se: "Vizita ishte pozitive. Si presidenti ashtu edhe kryeministri Tsipras folën me sinqeritet", transmeton Anadolu Agency (AA).
Kocias ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media pas takimit të zhvilluar në Athinë me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Edvard Nalbandyan.
Duke cekur vizitën e preisdentit Erdoğan në Greqi, ministri Kocias tha: "Ishte e suksesshme sepse ne zgjidhëm kanalet e nevojshme të komunikimit që ishin ngrirë. Ishte e suksesshme sepse po përgatiten një seri e negociatave të reja".
Ai bëri të ditur se ministri grek i politikave të migracionit, Yannis Mouzalas do të zhvillojë një vizitë në Turqi.
Kocias vuri në dukje se vazhdojnë përgatitjet për Këshillin e Bashkëpunimit të nivelit të lartë i cili është planifikuar të mbahet në shkurt 2018.
Ministri Kocias tërhoqi vëmendjen se "marrëdhëniet me Turqinë fqinje nuk duhet të trajtohen emocionalisht".