Admir Fazlagikj
15 Mars 2019•Përditësim: 16 Mars 2019
Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, dënoi sulmin terrorist ndaj dy xhamive në Christchurch në Zelandën e Re, ku si pasojë 49 persona humbën jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Jam i tronditur nga lajmi për sulmin e tmerrshëm terrorist ndaj xhamive në Christchurch. Solidarizohemi me popullin e Zelandës së Re kundër dhunës dhe urrejtjes. Ngushëllimet tona më të thella", shkroi Dimitrov në rrjetin social Twitter.
Policia e Zelandës së Re ka konfirmuar se 49 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën në dy sulme të armatosura terroriste sot në dy xhami në Christchurch. Policia menjëherë pas sulmit raportoi se 4 persona janë arrestuar dhe një prej tyre u identifikua si shtetas i Australisë.