Associated Press
13 Nëntor 2016•Përditësim: 13 Nëntor 2016
WELLINGTON (AA) – Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë prej 7.4 ballë sipas shkallës së Rihterit, goditi rajonin Christchurch në ishullin jugor të Zelandës së Re, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 95 kilometra nga qyteti i lartpërmendur dhe ende nuk ka informacione për viktima dhe dëme materiale.
Dridhja është ndjerë në rajonin e gjerë duke përfshirë edhe Christchurch, qytetin më të madh të ishullit jugor, që në shkurt të vitit 2011 u godit nga tërmeti me fuqi prej 6.3 ballë në të cilën humbën jetën 185 persona dhe shkaktoi dëm prej 15.5 miliardë dollarë.
Zelanda e Re gjendet në të ashtuquajturën “Unazën e Zjarrtë të Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet e vullkaneve janë dukuri e shpeshtë.