Vesna Besic
17 Nëntor 2021•Përditësim: 17 Nëntor 2021
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 6.670 raste të reja me COVID-19 ndërsa 64 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi për Mbrojtjen Civile të Republikës së Kroacisë njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci është 37.144.
Ndër ta, 2.433 pacientë janë në spital, nga të cilët 323 janë ne aparate respiratore.
Që nga 25 shkurti i vitit të kaluar, kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci, 551 mijë persona janë infektuar me koronavirus, nga të cilët 10.050 kanë vdekur dhe gjithsej 503.806 janë shëruar, nga të cilët 3.222 në 24 orët e fundit.
Deri më sot janë testuar 3.303.663 persona, prej të cilëve 15.519 gjatë 24 orëve të fundit ndërsa aktualisht 25.938 persona janë në izolim.
Deri më 16 nëntor janë administruar 3.899.376 doza vaksinash ndërsa janë vaksinuar 51.18 për qind e popullsisë së përgjithshme dhe 61.15 për qind e popullsisë së rritur.