Ekip
24 Nëntor 2021•Përditësim: 25 Nëntor 2021
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 442 raste të tjera dhe pesë viktima nga koronavirusit i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 213.307, ndërsa numri i viktimave 7.474.
Vendi po ashtu regjistroi 373 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavisurit, duke e çuar në 197.493 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.339.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.456.023 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.939 teste të kryera brenda ditës së fundit.