Sanja Janaçkoviç
28 Korrik 2023•Përditësim: 28 Korrik 2023
Para Bashkisë së qytetit të Nishit në Serbi është mbajtur protesta e gjashtë radhazi “Serbia kundër dhunës”, ku qindra qytetarë i kanë lënë mesazhe dhe pyetje kryetares së bashkisë Dragana Sotirovski, raporton Anadolu.
Siç u tha në protestë, këto mesazhe do t'i dërgohen kryetares së bashkisë me email.
Protestuesit që morrën fjalën, përveç kritikave ndaj qeverisë, kritikuan edhe opozitën.
“I kujtojmë opozitës se edhe ata janë këtu për t’u shërbyer qytetarëve. Opozita është aty për të përmbushur pritshmëritë tona”, tha njëri nga folësit.
Turmës iu drejtua edhe studenti i Fakultetit Juridik, Dimitrije Dimiq, i cili prej gjashtë ditësh është në grevë urie para Presidencës së Republikës së Serbisë në Beograd, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tij.
“Kam qenë në grevë urie për 132 orë para Presidencës, por nuk ka rëndësi kush jam. Ajo që ka rëndësi është pse jam këtu. Jam këtu sepse regjimi, pas dy muajsh endje dhe gjashtë ditë grevë urie, vazhdon të injorojë kërkesat e protestës”, tha Dimiq.
Protesta kësaj radhe përfundoi pa marshim, por kryesisht me pankarta kritike ndaj pushtetit.
Kujtojmë se, me mbështetjen e shumë aktivistëve, që nga 8 maji në Beograd, e më pas edhe në qytete anembanë Serbisë, çdo javë organizohen protesta nga disa parti politike dhe lëvizje qytetare.