Senita Sehercehajic
11 Mars 2020•Përditësim: 11 Mars 2020
Instituti i Shëndetit Publik në Serbi ka njoftuar se numri i personave të prekur nga koronavirusi (Covid-19) është rritur në 12, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga raporti i fundit deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm janë testuar mostra të 13 personave, 7 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 6 negativë ndaj koronavirusit të ri.
Gjithsej 130 persona u testuan në laboratorin kombëtar të referencës së Institutit “Torlak” që plotësuan kriteret për përcaktimin e definicionit të rastit.