Husamedin Gina
08 Mars 2022•Përditësim: 09 Mars 2022
Me sloganin "Varfëria e ka fytyrën e femrës" sot në Shkup me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsi u mbajt marshi i gjashtë për të drejtat e grave, raporton Anadolu Agency (AA).
Përpara ndërtesës së Qeverisë filloi marshi i gjashtë për të drejtat e grave me rastin e 8 Marsit, i organizuar nga Platforma për barazi gjinore.
Në marshin bashkërisht u dërgua mesazhi se pavarësisht se gratë janë të barabarta me gjysmën e popullsisë në vend, ato ende nuk gëzojnë të drejta të barabarta.
Të pranishmit duke brohoritur parulla “Nuk na duhen lule, na jepni drejtësi” sqaruan se gratë në Maqedoni nuk marrin pjesë në mënyrë të barabartë në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendin.
“A e dini se në vendin tonë të punësuar janë më pak se gjysma e grave të moshës së aftë për punë. A e dini se diferenca në shkallën e punësimit midis burrave dhe grave në vendin tonë është pothuajse dyfishi i mesatares evropiane dhe një nga më të lartat në Evropë. A e dini se hendeku i punësimit midis burrave dhe grave është aq i lartë sa ishte 20 vjet më parë”, tha njëra nga organizatoret e marshit.