Gökhan Kavak
11 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
DIFFA (AA) – Gjatë përleshjes në Niger mes forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste Boko Haram janë neutralizuar 57 militantë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportojnë se përleshja mes ushtarëve dhe pjesëtarëve të Boko Haram ka ndodhur në rajonin kufitar me Nigerinë, ku si pasojë u plagosën dhjetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.