Hasan Tosun
19 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
VJENË (AA) - Drejtuesit e hotelit pas presioneve anulojnë programin e "përkujtimit të dëshmorëve të 15 korrikut", i cili ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftohet se pas "presioneve" drejtuesit e hotelit Fleming's anuluan marrëveshjen e kryer për zhvillimin e programit "përkujtimi i dëshmorëve të 15 korrikut", i cili ishte planifikuar të organizohej nga Kryesia e Bashkimit të Demokratëve Turq Evropianë (UETD) të Austrisë dhe ku do të merrte pjesë edhe deputeti i AA Partisë për Stambollin, Metin Külünk.
Kryetari i UETD Austria, Cem Aslan, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se me hotel Fleming's kishin kryer një marrëveshje për zhvillimin e programit "përkujtimi i dëshmorëve të 15 korrikut" por se ditën e sotme i është përcjellë lajmi se marrëveshja në fjalë është anuluar.
Duke vënë në dukje se hoteli ka paraqitur si arsye "reagimet e ardhura" Aslan tha se "Me një telefonatë të kryer nga hoteli na u njoftua se është anuluar marrëveshja për zhvillimin e programit në përkujtim të dëshmorëve 15 korrikut. Drejtuesit e hotelit duke më treguar se kanë marrë shumë reagime si nëpërmjet telefonit ashtu edhe nëpërmjet e-maileve dhe se në kuadër të pikave të marrëveshjes kjo situatë dëmton imazhin e hotelit, më përcollën vendimin për anulimin e marrëveshjes për sallën duke u bazuar në nenin se "Fleming's Hotel ka të drejtë të anulojë programet të cilat shkaktojnë dëmtimin e imazhit të hotelit."
Ndër të tjera Aslan ka shtuar se më parë ata kanë zhvilluar shumë programe në këtë hotel dhe duke rikujtuar se nuk kanë përjetuar asnjë problem, u shpreh se janë të habitur nga vendimi i anulimit.
Pasi u shpreh se në çështjen e sigurisë ata i besojnë 100 përqind policisë dhe forcave të sigurisë austriake, Aslan ka theksuar se "Mendojmë se ndaj hotelit është kryer presion nga grupet kundër Turqisë dhe mbështetësit e tyre në Austri dhe në Evropë."
Aslan ka shtuar më tej se "programi përkujtimor për dëshmorët e 15 korrikut" do të zhvillohet në një ambient tjetër dhe në të njëjtën orë.