Sena Güler
26 Qershor 2020•Përditësim: 26 Qershor 2020
Ushtria jemenase njoftoi të enjten vonë se ka rrethuar një qytet jugor që është nën kontrollin e milicive Huthi të mbështetur nga Irani, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit të rrjetit-Shtatori i ushtrisë, komandanti i përkohshëm i Rajonit të 6 Ushtarak, Gjeneral Major Amin al-Waeli, tha që njësitë e ushtrisë rrethuan qytetin e kontrolluar nga Huthi, Al-Hazm në provincën Al-Jawf.
Duke theksuar se gjithashtu morën nën kontroll disa zona ushtarake që janë me rëndësi strategjike në Al-Jawf ditët e fundit, ai shtoi se dhjetëra militantë huthi u vranë dhe u plagosën.
Al-Waeli tha se gjithashtu janë shkatërruar automjetet ushtarake të milicisë.
Rebelët Huthi nuk janë prononcuar ende lidhur me këto pretendime.
Qyteti Al-Hazm është plotësisht nën kontrollin e milicive Huthi ndërsa një pjesë e qytetit Al-Jawf është i kontrolluar nga Huthit dhe pjesa tjetër nga njësitë e ushtrisë.
Jemeni vazhdon të mbetet i zhytur në një dhunë që nga viti 2014, kur grupi Huthi i mbështetur nga Irani pushtoi pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Konflikti u përshkallëzua një vit më vonë kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan një fushatë masive ajrore që kishte për qëllim parandalimin e shtrirjes territoriale të Huthive në Jemen dhe të mbështesë qeverinë pro-saudite të vendit.