Ekip
03 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
MAIDUGURI(AA) - Së paku 100 militantë janë vrarë dhe po aq pengje janë liruar gjatë një operacioni të ushtrisë mbi një baze të Boko Haram-it në pjesën verilindore të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni në shtetin Borno rezultoi me lirimin e rreth 100 personave, kryesisht fëmijë dhe gra, burrat e të cilave ishin vrarë më herët nga militantët.
"Terroristët rrëmbyen shumë gra dhe fëmijë si dhe disa të moshuar pasi më herët vranë burrat dhe prindërit e tyre", tha për Anadolu Agency kreu i Këshillit Lokal në Dikwa, Mohammed Ali. Sipas tij ushtria i sulmoi të hënën duke vrarë mbi 100 pjesëtarë të kësaj organizate.