Selen Temizer,Mohamad Misto
27 Mars 2018•Përditësim: 27 Mars 2018
GUTA LINDORE/ANKARA (AA) – Në pamjet e filmuara nga ajri gjatë evakuimeve të detyrueshme në Gutën Lindore, të cilën regjimi i Asadit e mban nën rrethim dhe vazhdon ta sulmojë përkundër vendimeve për armëpushim, shihet një numër i vogël i civilëve që bartin gjësendet e tyre me motoçikletë dhe largohen nga rajoni, i cili është shndërruar në “qytet rrënojë”, raporton Anadolu Agency (AA).
AA ka filmuar me dron qarkun Arbin të Gutës Lindore.
Në pamjet e filmuara në lagje të ndryshme të Arbinit shihet se një numër i vogël i njerëzve ngarkojnë gjësendet e tyre në motoçikleta, automjete dhe kamionë në rrugë.
Në pamje shihen apartamente të cilat kanë pësuar dëme shumë të rënda si dhe rrugët me pluhur e të shkatërruara.
AA filmon Gutën Lindore nga ajri gjatë evakuimeve
Deri më tani më shumë se 11.000 njerëz janë larguar nga rajoni me 4 autokolona.
27.03.2018
Reflektojnë po ashtu pamjet e dhomave e terracave të apartamenteve, pjesa e jashtme e të cilave është shkatërruar plotësisht. Nëpër tarraca shihen depot e ujit dhe panelet e energjisë diellore.
Ndërsa në ballkonin e njërit prej apartamenteve shihet rrobat e varura.
Në lagje të ndryshme shihen shkatërrime gjithandej si dhe vërehen 3-4 xhami, minaret e të cilave kanë mbetur të pashkatërruara. Mirëpo, në pamje shihet rënia e minares së një xhamie mbi kuben e saj. Kurse një xhami tjetër shihet e është rrënuar plotësisht dhe se vetëm mihrabi i saj ka mbetur në këmbë.
Gjithashtu pamjet tregojnë një pishinë ornamentale, objekti i vetëm i cili nuk ka pësuar dëme nga sulmet.
Si rezultat i takimeve të zhvilluara nën garantimin e Rusisë, më 22 mars filluan evakuimet e detyrueshme nga vendbanimet Haresta, Arbin, Zemelka dhe Ajn Terma të Gutës Lindore.
Evakuimet nga qarku Haresta kanë përfunduar ndërsa evakuimet nga vendbanimet tjera vazhdojnë. Deri më tani më shumë se 11.000 njerëz janë larguar nga rajoni me 4 autokolona kurse qarku Duma, ku sulmet vazhdojnë kohë pas kohe ende nuk është përfshirë në marrëveshje.
AA filmon Gutën Lindore nga ajri gjatë evakuimeve
Në pamjet e filmuara nga ajri gjatë evakuimeve të detyrueshme në Gutën Lindore, të cilën regjimi i Asadit e mban nën rrethim dhe vazhdon ta sulmojë përkundër vendimeve për armëpushim, shihet një numër i vogël i civilëve që bartin gjësendet e tyre me motoçikletë dhe largohen nga rajoni, i cili është shndërruar në “qytet rrënojë”. ( Ammar Al Bushy - Anadolu Agency )
27.03.2018 Ammar Al Bushy
1 / 20