Aness Suheil Barghoti
06 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
VARSHAVË (AA) – Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas është pajtuar të martën të takojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu në Moskë si pjesë e përpjekjeve për të ngjallur bisedimet për paqe, raporton AnadoluAgency (AA).
"Presidenti rus Putin propozoi një takim më 9 dhjetor në Moskë dhe unë rashë dakord për të", tha Abbas në një konferencë të përbashkët për media në Varshavë me homologun e tij polak Andrzej Duda.
Sidoqoftë tha ai, Netanyahu ka kërkuar shtyrjen e takimit prandaj tani për tani nuk do të ketë takim.
Lideri palestinez thotë se është i gatshëm të takohet me Netanyahun pavarësisht vendit. "Unë kam vetëm një brengë, atë të krijimit të një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të para vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të saj", tha ai.