Kaamil Ahmed
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
JERUSALEM (AA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sot dënoi pretendimet për forcat e sigurisë izraelite të ministres suedeze, duke i quajtur ato "vërejtje skandaloze", raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja e Jashtme Suedeze, Margot Wallstrom të premten thuhet të ketë akuzuar Izraelin për vrasje "jashtëgjyqësore" të palestinezëve të akuzuar për sulmet ndaj izraelitëve.
"Unë i dënoj vërejtjet skandaloze të ministres suedeze. Ajo me sa duket pret që izraelitët të zgjasin qafat e tyre ndaj atyre që duan t'i godasin", tha Netanyahu.
Sipas të përditshmes izraelite "Haaretz", nga zyra e ministres suedeze hodhën poshtë akuzat duke thënë se ata ishin interpretuar gabimisht për publikun. Sekretari për Çështjet Publike, Eric Wirkensjo tha se Wallström nuk ka përdorur termin "ekzekutimet jashtëgjyqësore".
Nga 1 tetori forcat izraelite të sigurisë qëlluan për vdekje 114 palestinezë nën pretekstin se gjoja kishin tentuar të lëndonin ushtarët dhe policët e Izraelite me thikë. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International (AI) kanë nxjerrë në pah se si Ushtria izraelite në rastet ndaj palestinezeve përdor politikën "gjuaj për të vrarë", edhe në rastet kur nuk ka asnjë rrezik.
"Skandali" i fundit diplomatik mes Izraelit dhe Suedisë ndodhi në kohën kur Izraeli po përpiqet të përjashtojë Bashkimin Evropian nga procesi i paqes palestinezo-izraelite pas vendimit që BE të shënoj mallrat e prodhuara në Bregun Perëndimor. Pas këtij vendimi, zyrtarët izraelitë kanë anuluar takimet me përfaqësuesit e Austrisë dhe Belgjikës.
Pasi që Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry paralajmëroi prishje të mundshme të Autoriteteve Palestineze, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk do të bëhet një shtet bi-nacional.
Në një konferencë në Institutin Brookings në kryeqytetin amerikan Washington tha se nëse kjo ndodh, Izraeli do të marrë kontrollin e Bregut Perëndimor, që do të çonte në zgjidhjen e një shteti dhe do të kërcënonte të ardhmen e Izraelit si një vend demokratik dhe hebraik.