Elena Teslova
08 Shtator 2016•Përditësim: 09 Shtator 2016
MOSKË (AA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka deklaruar se Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas dhe Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu kanë pranuar në parim të takohen në Moskë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zaharova gjatë konferencës javore për shtyp ka pohuar se negociatat me Abbas dhe Netanyahu-n janë duke vazhduar dhe se palët janë duke kërkuar një kohë të përshtatshme për ta në lidhje me takimin.
"Netanyahu dhe Abbas kanë pranuar në parim të takohen në Moskë", është shprehur zëdhënsja Zaharova.