Burak Dağ
16 Janar 2020•Përditësim: 16 Janar 2020
Lidhja e Agjencive Lajmeve në Ballkan - Evropën Juglindore (ABNA-SE) kërkoi nga Egjipti të lirojë katër punonjësit e Anadolu Agency (AA) të arrestuar gjatë një bastisjeje në zyrën e saj në Kajro.
"ABNA-SE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarëve, të cilët mbahen pa asnjë informacion nga autoritetet egjiptiane", tha organizata në një deklaratë.
ABNA-SE e cilësoi bastisjen si "thellësisht shqetësuese".
Në deklaratë gjithashtu thuhet se bastisja e kryer nga policia egjiptiane është një "veprim flagrant që dëmton drejtpërdrejt lirinë e shtypit dhe komunitetin e gazetarisë".
"Ne nuk do të tolerojmë asnjë veprim që kërcënon drejtpërdrejt të drejtën tonë për lirinë e shprehjes dhe vlerat tona demokratike", theksohet në deklaratë.
Policia egjiptiane bastisi zyrën e AA-së në Kajro të martën në mbrëmje dhe arrestoi katër punonjës.
Anëtarët e stafit, përfshirë një shtetas turk, u dërguan në një vend të panjohur.
Turqia dënoi këtë veprim dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.