Sayed Khodaberdi Sadat
13 Gusht 2016•Përditësim: 14 Gusht 2016
KABUL (AA) – Së paku katër persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit që ndodhi në krahinën afgane Kandahar, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Kabinetit të guvernatorit të Kandaharit, Samim Khpelvak deklaroi se në Mayvand gjatë kalimit të automjetit i cili transportonte civilët, është aktivizuar mjeti shpërthyes i vendosur në rrugë.
Gjatë shpërthimit kanë humbur jetën katër persona, ndërsa automjeti tërësisht është shkatërruar.
Khpevalek shtoi se mjetin shpërthues e kanë vendosur talebanët, dhe se objektivi i tyre kanë qenë forcat e sigurisë të Afganistanit.