Sayed Khodaberdi Sadat
04 Gusht 2016•Përditësim: 04 Gusht 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) - Mësohet se në krahinën Herat e cila gjendet në perëndim të Afganistanit, është ndërmarrë sulm kundrejt një automjeti në të cilën gjendeshin turistët të huaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i prefekturës së Herat-it, Ceylani Farhad në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se militantët talebanë kanë sulmuar një autokolonë të turistëve e cila ishte nën mbrojtjen e forcave të sigurisë në rajonin Tagab Shor.
Farhad i cili theksoi se në sulm janë plagosur 6 turistë të huaj në mesin e të cilëve edhe një grua, ka shtuar më tej se të plagosurit janë transferuar në spitalet përreth. Ai theksoi se sulmi është bërë gjatë udhëtimit të grupit të turistëve nga Bamiyan në Herat.
Përgjegjësia mbi sulmin ende nuk është marrë nga askush.