Ekip
17 Korrik 2019•Përditësim: 17 Korrik 2019
Militantët talebanë kanë detyruar mbylljen e të gjitha qendrave shëndetësore publike dhe të bamirësisë në provincën qendrore Maidan Wardak të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i këshillit provincial, Sharifullah Hotak, për AA tha se kryengritësit talibanë lëshuan një paralajmërim të ashpër ndaj zyrtarëve të shëndetësisë në të gjithë krahinën për të mbyllur qendrat shëndetësore deri në njoftimin e mëtejshëm.
Ai shtoi se situata u bë e tmerrshme pasi pacientët tani nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të udhëtojnë qindra kilometra në krahinat fqinje Kabul ose Ghazni për trajtim.
Komiteti Suedez për Afganistanin (SCA), një agjenci ndihmash, njoftoi në një deklaratë se është detyruar të mbyllë 42 qendra shëndetësore në krahinë. Duke u vënë fajin në mënyrë të qartë talibanëve, organizata tha se mbi 5.700 pacientë preken çdo ditë.
"Detyrimi i SCA-së për të mbyllur objektet shëndetësore duke mohuar njerëzit që të marrin trajtim mjekësor dhe shërbime shëndetësore është një shkelje e dukshme e të drejtave të njeriut dhe ligjit humanitar ndërkombëtar", tha Sonny Mansson, drejtor SCA-së në Afganistan.
"Ne kërkojmë rihapjen e menjëhershme të të gjitha objekteve shëndetësore për njerëzit dhe ne i inkurajojmë të gjitha palët e përfshira në konflikt të përmbahen nga veprime të tilla që qëllimisht e vënë jetën civile në rrezik", shtoi ai.
Ky veprim lidhet me një bastisje javën e kaluar në një institucion shëndetësor nga forcat e sigurisë në rrethin Daimirdad të krahinës, ku katër persona u konfirmuan të vdekur dhe një ende është i zhdukur.
Ende nuk ka asnjë reagim nga talebanët.