Tufan Aktaş
28 Prill 2020•Përditësim: 29 Prill 2020
Mbi 30 për qind e pacientëve me koronavirus të ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës janë shëruar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat nga Qendrat e Afrikës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Africa CDC) tregojnë se numri i rasteve në kontinent ka arritur në 33.272 dhe deri më tani janë shëruar 10.091 persona.
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Afrikë ka shkuar në 1.467.
Vendet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika e Jugut, Egjipti, Maroku, Algjeria, Kameruni, Gana, Nigeria, Bregu i Fildishtë dhe Xhibuti.