Said İbicioğlu
16 Mars 2018•Përditësim: 17 Mars 2018
AFRIN/STAMBOLL (AA) – Anadolu Agency (AA) ka filmuar momentet e goditjes së pozicioneve të PYD/PKK-së, prej ku goditeshin civilët të cilët përpiqeshin të iknin në rajonet e pastruara nga terroristët nëpërmjet operacioneve të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).
Në qytezën Sheran të Afrinit terroristët kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj civilëve, me qëllim për të penguar largimin e tyre në drejtim të rajoneve të pastruara nga terroristët nëpërmjet operacioneve të TSK dhe ULS-së. Pas marrjes në objektiv të civilëve të cilët përpiqeshin të iknin në këmbë dhe me automjete, TSK dhe ULS kanë goditur pozicionet terroriste me qëllim të parandalimit të lëndimit të civilëve.
Pozicionet prej ku sulmoheshin civilët u zbuluan nga TSK dhe u neutralizuan nëpërmjet raketave dhe armëve anti-ajrore.
Civilët të cilët kanë ikur nga rajonet terroriste, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, u vendosën në rajonin e sigurtë duke u pritur nga TSK dhe ULS.
Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka shpërdarë ndihma ushqimore për civilët të cilët kanë ikur nga terrorizmi.
Një nga komandantët e ULS-së, kapiteni Ebu Xhafer në deklaratën për AA tha se “Nën koordinimin e TSK-së është realizua operacioni i zbulimit dhe neutralizimit të elementëve të PYD/PKK-së në vijat e para të frontit të Afrinit, të cilat në objektiv merrnin civilët që përpiqeshin të iknin nga rajonet e terroristëve”.
Xhafer bën të ditur se në zjarrin e hapur me qëllim të parandalimit të dëmtimit të civilëve nga terroristët janë goditur një numër i madh i pozicioneve terroriste. Ai po ashtu njoftoi se trupat e ULS-së janë dërguar për pritjen e civilëve dhe shoqërimin e tyre deri në rajonin e sigurtë.
Organizata terroriste YPG/PKK të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ajo ka larguar me forcë civilët drejt qendrës së qarkut që t'i përdorë si mburojë e gjallë. Nga ana tjetër, ajo i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet e kontrolluara nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe opozitarët ushtarakë. Mbajtja e civilëve ka shkaktuar edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara.
TSK dhe ULS, të cilat kanë rrethuar qendrën e qytetit të Afrinit, po e mbajnë të hapur një korridor i cili ofron mundësinë e kalimit të sigurtë të civilëve të cilët dëshirojnë të shkojnë në jug.