Mahmut Atanur
30 prill 2016•Përditësim: 30 prill 2016
PEKIN (AA) - Një kamion në Kinë, i cili ka patur probleme në sistemin e frenimit, ka shkaktuar një aksident rrugor, ku kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa janë plagosur 12 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë Xinhua, mësohet se në krahinën Shingji të shteti Guicou e cila gjendet në jugperëndim të vendit, një kamion është futur mes turmës ku kanë humbur jetën 13 persona, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur.
Ndërkohë pas aksidentit vazhdon trajtimi i të plagosurve në spital.