Ekip
29 Prill 2016•Përditësim: 29 Prill 2016
KOPENHAGEN (AA) – Në helikopterin i cili u rrëzua në afërsi të qytetit Bergena në perëndim të Norvegjisë kanë qenë të pranishëm 13 persona, ndërsa policia nuk mund të konfirmojë nëse ka të mbijetuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vazhdim janë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit. Zëdhënësi i policisë, Morten Kronen, konfirmoi se helikopteri është rrëzuar dhe plotësisht është shkatërruar. Më vonë tha se policia nuk mund të konfirmojë nëse dikush ka mbijetuar në këtë fatkeqësi. Kronen theksoi se helikopteri është rrëzuar në ishullin Turoey në afërsi të Bergena.
Zëdhënësi i Qendrës për Shpëtim i Norvegjisë, Jon Sjursoe, tha se bëhet fjalë për një ishull të vogël dhe se pjesët e helikopterit janë në tokë dhe në det.