Ekip
21 Nëntor 2016•Përditësim: 21 Nëntor 2016
PUKHRAYAN (AA) - Ekipet e shpëtimit në Indi përfunduan kërkimet për viktimat e aksidentit të trenit, i cili ndodhi të dielën në mëngjes në veri të vendit, ku jetën humbën të paktën 133 persona dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën, njoftoi policia të hënën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti ka ndodhur rreth orës tre sipas kohës lokale në Pukhtayan të qytetit Kanapur, ndërsa shumica e udhëtarëve ishin duke fjetur.
Me këtë rast, 14 vagonë të trenit të pasagjerëve dolën nga binarët. Bëhet fjalë për trenin e linjës së rregullt Patna - Indore.
Punëtorët e shpëtimit, ushtarët dhe pjesëtarët e departamentit indian për menaxhimin me fatkeqësitë kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë viktimat nga vagonat e përmbysur.