Ahmet Dursun
13 Tetor 2018•Përditësim: 13 Tetor 2018
ANKARA (AA) – Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në Fars të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas televizionit shtetëror të Iranit, shoferin e ka zënë gjumi në timon derisa po ngaste autobusin në rrugën Mervdesht të Farsit. Kreu i Qendrës për Gjendje Emergjente të provincës Fars, Muhammed Jevad Muradiyan deklaroi se në aksidentin i cili ndodhi në orët e hershme të mëngjesit 5 persona e kanë humbur jetën ndërsa 16 të tjerë janë plagosur.
Ai thotë se 2 nga të plagosurit janë shtetas të Francës.