Fuat Kabakçı
18 Dhjetor 2016•Përditësim: 19 Dhjetor 2016
PEKIN (AA) – Në pjesën veriore dhe qendrore të Kinës është shpallur alarmi i kuq për ajrin e ndotur, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Meteorologjik i Kinës ka lëshuar alarmin e kuq për shkak të ndotjes së ajrit në kryeqytet, Pekin dhe në Tianjin, Hubei, Shandong, Hunan dhe Shanxi.
Departamenti Meteorologjik ka thënë se vala e ajrit të ndotur ka marrë në ndikim të paktën 24 qytet dhe se ajo është me e theksuara e stinës.