Hasan Tosun
17 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
VJENË (AA) - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) ka konfirmuar se Irani plotëson masat e nevojshme në përputhje me marrëveshjen për programin bërthamor, e pranuar më 14 korrik 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga ANEA, theksohet se raportin përfundimtar i cili do të çojë në heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Iranit ua kanë dërguar vendeve anëtare.
Në deklaratën në të cilën theksohet se Irani ka përfunduar hapat e nevojshëm për të filluar zbatimin e marrëveshjes rreth programit bërthamor, thuhet se raporti është dërguar tek anëtarët e Bordit Drejtues të ANEA-së dhe tek Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu thuhet se inspektorët e Agjencisë kanë konfirmuar se Irani ka marrë të gjitha masat e nevojshme. Në deklaratën ku theksohet se marrëdheniet mes Iranit dhe ANEA-së kanë hyrë në një fazë të re, shtohet se: "Kjo është një ditë e rëndësishme për komunitetin ndërkombëtar".
Gjithashtu në deklaratë njoftohet se në kuadër të obligimeve Irani do të zbatojë Protokollin Shtesë dhe për zbatimin e marrëveshjes është gjetur një rrugë shumë e gjatë.
Raporti i ANEA-së kaloi në fazën "praktike" në marrëveshjen për programin bërthamor. Prandaj, sa më shpejt SHBA-ja, OKB-ja dhe BE-ja do të heqin sanksionet e vendosura ndaj Iranit në lidhje me programin bërthamor.