Zeynep Beyza Kılıç
04 Nëntor 2016•Përditësim: 05 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Marrëveshja e Parisit e arritur vitin e kaluar me qëllim që të luftojë ngrohjen globale ka hyrë sot në fuqi, njoftoi Rrjeti i Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike (UNFCCC), raporton Anadolu Agency (AA).
Pas 20 viteve negociata, takimi COP 21 që u mbajt më 12 dhjetor 2015 rezultoi me marrëveshjen e parë universale për ndryshime klimatike.
Me marrëveshjen në fjalë, 195 shtetet u zotuan se do të mbajnë në kontroll temperaturën globale e cila synon të zbusë ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe të mbajë rritjen e temperaturës mesatare globale nën 2 gradë Celsius.