06 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
LE BOURGET (AA) - Aktori dhe politikani Arnold Schwarzenegger, 68 vjeç, sot në Paris u takua me kryenegociatorin e Kinës në kuadër të Konferencës mbi Ndryshimet Klimatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë takimit, ish-guvernatori i Kalifornisë Schwarzenegger, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera duhet të punojnë së bashku me Kinën për tu përballur me ndryshimet klimatike.
Aktori amerikan porositi të gjitha palët dhe pjesëmarrësit e konferencës në Francë që të punojnë së bashku dhe të shkojnë përtej besimeve dhe ideologjive të tyre politike.