Ruslan Rehimov
06 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
BAKU (AA) - Azerbajxhani njoftoi se tensionet në vijën e frontit me Armeninë ende vazhdojnë, ndërsa Azerbajxhani është në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit por Armenia është duke e shkelur armëpushimin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit thuhet se janë në përputhje me marrëveshjen lidhur me ndalimin e operacioneve dhe se ushtria e Azerbajxhanit ka përforcuar pozicionet e saj në pjesët e çliruara nga pushtimi.