Nuray Tunçay
30 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
HALEP (AA) – Avionët e ushtrisë siriane kanë kryer një sulm të ri në një zonë të populluar në Bustan el Kasr në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga sulmi ka të plagosur, por ende nuk ka raportime për viktima. Sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha, veçanërisht në ndërtesat e biznesit në vendin e bombarduar.
Ekipet e Mbrojtjes Civile menjëherë kanë dalë në teren dhe po ofrojnë ndihmë për njerëzit të cilët janë gjetur ne vendin e ngjarjes në kohën e sulmit.