Recep Şakar
31 Dhjetor 2017•Përditësim: 01 Janar 2018
MELBURN (AA) - Australia e cila është një ndër shtetet e para e cila hyn në vitin e ri, me një spektakël fishekzjarrësh në qytetet Sidnej dhe Melburn ka mirëpritur vitin e ri 2018, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas vendeve si Kiribati, Tonga, Samoa dhe Zelanda e Re, shtetet e rajonit të Paqësorit dhe Australia hynë në vitin e ri me rreth 20 ton fishekzjarre të ndezura.
Spektakli në Sidnej dhe Melburn, dy qytetet më të mëdha të këtij vendi, është ndjekur nga rreth 2 milionë njerëz.
Spektatkli në Sidnej është ndjekur nga 1.6 milion njerëz
Fishekzjarret që u ndezën mbi Harbour Bridge dhe Sidnej Opera si dhe në ndërtesat tjera të rëndësishme të këtij vendi, u transmetuan drejtpërdrejt në kanalet televizive të vendeve të ndryshme. Bëhet e ditur se këtë spektakël e ndoqën 1.6 miliona njerëz.
Prej tyre 42 për qind janë turistë të huaj ndërsa theksohet se spektakli i fishekzjarreve që zgjati 20 minuta i ka kontribuar Sidnejit me 170 milionë dollarë australianë.
Në Melburn janë ndezur 14 ton fishekzjarre
Ndërsa në kremtimet në qytetin e dytë më të madh të Australisë, Melburn janë ndezur 14 ton fishekzjarre nga 22 pika të ndryshme.
Spektakli që zgjati rreth 10 minuta përreth lumit Yarra në qendër të qytetit u ndoq nga afro 400 mijë persona.
Në kuadër të kremtimeve qendrat e qyteteve ishin të mbyllur për trafik, ndërsa konsumimi i alkoolit ishte ndaluar në zonat publike përveç atyre të licencuara.
Gjithashtu një numër i madh i policëve ishin në detyrë këtë mbrëmje.