Ruslan Rehimov
03 Dhjetor 2020•Përditësim: 03 Dhjetor 2020
Presidenti i Azerbajxhanit, İlham Aliyev, datën 10 nëntor të përcaktuar si "Dita e Fitores", për shkak se përkon me ditën kur ka ndërruar jetë Mustafa Kemal Ataturk e ndryshoi me datën 8 nëntor ditën kur u çlirua nga pushtimi rajoni Shusha, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit rikujtohet se data e 10 nëntorit në të cilën u nënshkrua deklarata ku Armenia pranoi humbjen e saj dhe e cila ishte shpallur "Dita e Fitores" nga presidenti Aliyev, është në të njëjtën kohë një ditë përkujtimore për Ataturkun i cili është themeluesi i Republikës së Turqisë dhe një personalitet i lartë, emri i të cilit është shkruar me shkronja të arta në historinë e botës turke.
Ataturku i cili e ka dashur me gjithë zemër Azerbajxhanin ka thënë se "Gëzimi i Azerbajxhanit është gëzimi ynë, dhimbja e tij është dhimbja jonë". Kjo shprehje e tij, ka zënë vend në zemrën e çdo azerbajxhanasi dhe ai përkujtohet me një respekt të madh.
Presidenti Aliyev duke marrë në konsideratë se 10 nëntori është ditë për përkujtimin e Ataturkut, vendosi ndryshimin e datës për "Ditën e Fitores".
Për këtë arsye Dita e Fitores është ndryshuar në datën 8 nëntor në ditën e çlirimit të rajonit Shusha i cili është një qytet i çmuar për çdo azerbajxhanas dhe që ka luajtur një rol përcaktues në fatin e luftës në Karabak dhe i cili gjithashtu ka shkaktuar mposhtjen e Armenisë dhe ndalimin e operacioneve ushtarake.
Armenia pranoi humbjen pasi ushtria e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi armen 5 qendra qytetesh, 4 qyteza dhe rreth 286 fshatra në operacionin që vazhdoi për 44 ditë.
Më 10 nëntor Armenia nënshkroi marrëveshjen që premtonte largimin edhe nga rajonet nën pushtim Agdam, Lachin dhe Kalbajar.