Ruslan Rehimov
17 Tetor 2020•Përditësim: 18 Tetor 2020
Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar një mjet ajror pa pilot (dron) të Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit thuhet se droni i Armenisë u shkatërrua pasi u godit gjatë fluturimit të tij vëzhgues mbi pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të qytetit Tovuz në kufi.