Ruslan Rehimov
15 Nëntor 2016•Përditësim: 15 Nëntor 2016
BAKU (AA) - Ushtria e Azerbajxhanit ka rrëzuar një mjet ajror pa pilot të Armenisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit u njoftua se dje është shkatërruar një mjet ajror pa pilot i Armenisë i cili ka qenë duke bërë fluturim në rajonin Terter, në linjën e frontit Azerbajxhan-Armeni, mbi pozicionet e Azerbajxhanit.