Ruslan Rehimov
27 Shtator 2016•Përditësim: 27 Shtator 2016
BAKU (AA) – Sipas rezultateve jozyrtare të referendumit që u mbajt në Azerbajxhan për ndryshime në kushtetutë, 86.6 përqind e votuesve janë përgjigjur me “po”, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Qendror Zgjedhor i Azerbajxhanit ka shpallur rezultatet jozyrtare të referendumit që u organizua për ndryshime në 23 nene të kushtetutës dhe shtimin e gjashtë neneve të reja në kushtetutë.
Komisioni shpalli rezultatet veç e veç për secilin nga 29 nenet që u prezantuan për votim. Komisioni bëri të ditur se sipas të mesatares së të dhënave, 86.6 përqind e qytetarëve u kanë thënë “po” ndryshimeve në kushtetutë.