Hakan Çopur
09 Tetor 2016•Përditësim: 10 Tetor 2016
WASHINGTON (AA) - Vazhdon të ketë reagime brenda dhe jashtë partisë ndaj videos e cila përmban fjalë "të pahijshme" dhe që thuhet se i përket kandidatit për president të Partisë Republikane dhe biznesmenit Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që data e zgjidhjeve presidenciale në SHBA po afron, disa emra brenda Partisë Republikane vazhdojnë presionin për "dorëheqjen" e Trump nga gara presidenciale.
- "Fjalët e bashkëshortit tim, të papranueshme"
Një reagim për fjalët e "pahijshme" të Trump ka ardhur edhe nga bashkëshortja e tij, Melanina Trump, e cila është shprehur: "Fjalët e bashkëshortit tim janë të papranueshme dhe të turpshme. Këto fjalë nuk përfaqësojnë njeriun që njoh unë."