Selen Temizer
05 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
ASTANA (AA) - Ka përfunduar takimi për Sirinë i cili u mbajt për të pestën herë në kryeqytetin Astana të Kazakistanit. Delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Iranit kanë marrë vendimin për formimin e një Grupi të Përbashkët Pune për të diskutuar detajet në lidhje me "rajonet jokonfliktuale" dhe për t'u takuar sërish muajin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kayrat Abdrahmanov në takimin kryesor ku kanë marrë pjesë delegacionet e Turqisë, Rusisë, Iranit, opozitarëve dhe të regjimit ka lexuar deklaratën e mbylljes.