Ekip
10 Shtator 2016•Përditësim: 10 Shtator 2016
SELANIK (AA) –Bashkimi Evropian (BE) ka siguruar 115 milionë euro për organizatat humanitare në Greqi të cilat do ti shfrytëzojnë për të ndihmuar refugjatët në këtë shtet gjatë stinës së dimrit, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioneri Evropian për Ndihmat Humanitare dhe Menaxhimin me Krizat, Christos Stylianides, deklaroi sot se të hollat do të alokohen për përkrahje të shkollimit të refugjatëve si dhe për ushqim dhe shpenzime për ngrohje.
Në Greqi gjenden aktualisht rreth 60 mijë refugjatë nga shkaku i vendimeve të disa shteteve të kufizojnë pranimin ose plotësisht të ndalojnë pranimin e refugjatëve.
Për herë të parë Greqia u gjet në valën e emigracionit në fillim të vitit të kaluar, kur refugjatë të shumtë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme synuan Evropën.
Ndërsa një numër i madh i refugjatëve përmes Egjeut dhe Detit Mesdhe arritën në tokën greke, mijëra të tjerë humbën jetën në ujërat afër Greqisë.