Ekip
13 Dhjetor 2015•Përditësim: 14 Dhjetor 2015
BERLIN (AA) - Policia gjermane ka njoftuar se 69 policë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjeve me demonstruesit e dhunshëm majtistë në qytetin Leipzig, për çka janë detyruar të përdorin edhe gaz lotsjellës dhe topa të ujit për të shpërndarë protestuesit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e së shtunës në mbrëmje janë dëmtuar 50 automjete të policisë. Protesta u organizua si kundërpërgjigje e asaj të një dite më herët të cilën e organizoi një grup djathtist.
Policia ka njoftuar sot se janë arrestuar 23 persona të cilët kanë hedhur gurë në drejtim të policisë dhe u kanë vënë flakën disa kontejnerëve të bërllogut.
Gjatë protestës në fjalë janë shkatërruar disa vitrina të shitoreve dhe dy stacione të autobusëve. Ende nuk dihet numri i demonstruesve të lënduar.